MSh bën publike listën për vaksinimi me dozën e dytë për ditën e nesërme

Procesi i imunizimit për qytetarët në nivel vendi është duke vazhduar. Përveç dozës së parë të vaksinës, tashmë ka filluar vaksinimi i qytetarëve edhe me dozën e dytë kundër coronavirusit, varësisht nga koha kur ata janë vaksinuar me dozën e parë.

Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë publike listën e personave të cilët do të mund të vaksinohen nesër (12.06.2021) me dozën e dytë të vaksinës.

Kliniko KËTU për të parë nëse jeni pjesë e kësaj liste për vaksinimi.

Për të marrë vaksinën qytetarët duhet të paraqiten në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë

MSh po ashtu ka bërë të ditur se personat të cilët nuk janë pjesë e kësaj liste mirëpo që janë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës janë duke u kontaktuar përmes telefonit.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021, deri më tani në nivel vendi janë 92, 890 qytetarë, brenda 24 orëve janë vaksinuar 2,674 persona.