Fushë-Kosova - Foto: KALLXO.com

MPL nxjerr Fushë Kosovën si komunë jo transparente

Ministria e Pushtetit Lokal ka publikuar Raportin e Vlersimit të Performancës për komunat e Kosovës për vitin 2019. Përmes këtij procesi komunat japin llogari rreth përmbushjës së standarteve qeverisëse të tyre në 19 fusha të  ndryshme.

Komuna e Fushë Kosovës është vlersuar më 65.98%, duke treguar një performacë mbi mesataren e përgjithshme dhe duke zënë vendin e 15 ndër 36 komunat e matura nga ky raport.

Në fushën e ofrimit të shërbimeve administrative, komuna e udhëhequr nga Burim Berisha është vlersuar 58.78%, me një performancë jo dhe aq të mirë duke krahasuar me komuna të cilat kanë arritur deri në 96.5%  në vlersimin e tyre.

Një fushë tjetër në të cilën Fushë Kosova nuk është vlersuar mbi mesataren është ajo e transparencës.

Fushë Kosova në këtë rrafsh është radhitur ndër 10 komunat më jo transparente në Kosovë, duke u vlersuar me 67%.

Kjo fushë ka shtatë tregues që synojnë të arrijnë rezultate në sigurimin e qasjes në të dhëna komunale, pjesëmarrjen në mbledhjet e kuvendeve, rritjes së standardeve të informacionit përmes ueb-faqeve, transparencën buxhetore dhe prokurimin publik.

Përgjegjshmëria komunale është inkuadruar si fushë e re në vlersimin e Komunave, e cila ka të bëjë me ndërmarrjen e veprimeve ligjore për suspendimin e zyrtarëve për të cilët ka pasir aktakuzë në lidhje me veprat që lidhen me shpërdorim të detyrës zyrtare.

Komuna e Fushë Kosovës në këtë fushë është vlersuar më 53.91%.

Komuna me në krye Burim Berishën nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vlersimin e saj më të lartë e ka marrë në fushën e Barazisë në Punësim, Shërbime Sociale dhe Familjare, duke u vlersuar me 93.41%, e dyta pas Ferizajt më 94.67%. Në kuadër të kësaj fushe matet punësimi i personave me aftësi të veçanta në institucionet komunale si dhe përfshirja e komuniteteve jo shumicë.

Për aktivitet komunale kulturore, rinore dhe sportive, Fushë Kosova është  vlersuar më 67.2%.

Menaxhimi i fatkeqësive është një fushë tjetër e cila matë planifikimin, organizimin dhe udhëheqjen e sistemit të organizuar të komunës për t`u përgjigjur ndaj dukurive të shkaktuara nga fuqitë e pakontrolluara dhe nga fuqitë tjera. Në këtë fushë, Fushë Kosova është ndër 12 komunat e para të cilat janë  vlersuar me 100%.

Në fushën e Planifikimit Hapësinor, Komuna e Fushë Kosovës është vlersuar me 50%.

Në fushën e Hapësirave publike e cila matë planifikimin, organizimin dhe udhëheqjen e sistemit të organizuar të komunës për tu përgjigjur ndaj dukurive të shkaktuara nga fuqitë e pakontrolluara dhe nga fuqitë tjera, Fushë Kosova është vlersuar me rreth 67%.

Një ndër problemet e qytetit të Fushë Kosovës janë edhe vendet e parkingjeve  për vetura, duke qenë një ndër problemet kryesore të qyteteve më qarkullim të lartë.

Këtë e dëshmon edhe vlersimi i Raportit të Ministrisë së  Pushtetit Lokal në fushën e parkingjeve publike, duke e vlersuar Fushë Kosovën më 46.5%, nën vlerën mesatare të përgjithshme.

Një vlerësim goxha të lartë Komuna e Fushë Kosovës e ka marrë në fushën e sigurimit apo furnizimit me ujë të pijshëm si dhe realizimin e projekteve komunale për ujë të pijshëm.

Këtu Fushë Kosova është vlersuar me 98.41%. Por një vlersim më të ulët ka marrë në fushën e e kanalizimit, prej 49.70%.

Komuna e Fushë Kosovës është vlersuar ulët sa i përket fushës së mbeturinave ku si tregues është marrë mbledhja dhe deponimi i mbeturinave në komunë si dhe grumbullimi i të hyrave, duke u rënditur ndër 10 komunat e para me vlersimin më të ulët.

Edhe pse fushë e re, treguesit e Barazimit Gjinor matë shkallën e përfaqësimit të të dy gjinive në institucionet lokale, trupat e kuvendeve komunale etj. Në këtë fushë, Fushë Kosova është vlersuar me 46.2%.

Fushë Kosova ka treguar një përformacë mbi mesatare në fushën e arsimit parauniversitar duke u radhitur e dytë më 77.76%.

Në fushën e kujdesit primar, Fushë Kosova e Burim Berishës është vlersuar më 56.87% një vlerë mbi mesataren.

Fusha e zhvillimit ekonomik lokal është një fushë e re e cila matë aktivitetet e planifikuara dhe të zbatuara për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në nivel lokal duke mobilizuar pronat komunale, dhe përditësim i rregullt i regjistrit të tatimpaguesve si dhe shkallë e lartë e inkasimit e tatimit në pronë. Më 61.2% është vlersuar nga MPL komuna e Fushë Kosovës për këtë fushë.