Foto: BBC

MPJD: Tre kosovarë gjenden momentalisht brenda territorit të Afganistanit

Tre shtetas të Republikës së Kosovës janë momentalisht brenda territorit të Afganistanit, vendi i cili po pushtohet nga talebanët në shumicën e qyteteve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se po punon që të u dal në ndihmë kosovarëve dhe se gjendja e tyre është e mirë.

“Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar”, thuhet në njoftim.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje”, thuhet tutje në njoftim.

MPJD u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që të lajmërohen në numrat e linjës emergjente.

“MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën  emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sot gjatë ditës, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, njoftoi se disa kosovarë kanë kërkuar ndihmë për evakuim.

Kosovarët që gjenden në Afganistan kërkojnë ndihmë nga Pacolli për t`u larguar nga atje

www.kallxo.com