MPJD nuk ka konfirmim për vdekje të bashkatdhetarëve pas vërshimeve në Gjermani

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në një përgjigje për KALLXO.com ka deklaruar se nuk ka konfirmime për vdekjen e dy bashkatdhetarëve nga vërshimet në Gjermani.

Dje në media është raportuar se ka të vdekur nga Kosova, si pasojë e gjendjes nga vërshimet në një pjesë të shtetit gjerman.

“MPJD është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane përmes Ambasadës së Kosovës në Gjermani, dhe deri në këto momente ende nuk ka marrë konfirmim nga autoritetet përkatëse lidhur me dyshimet për humbjen e jetës së dy bashkatdhetarëve”, thuhet në përgjigje.

MPJD ka theksuar do të njoftojë lidhur me situatën bazuar në të dhënat zyrtare.