Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

MPJD emëron zëvendës Sekretaren e Përgjithshme

Në pozitën e zëvendës Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është emëruar Ariana Zherka – Hoxha.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Divizioni për Komunikim Publik i MPJD-së.

“Znj. Ariana Zherka Hoxha, udhëheqëse e Departamentit për Organizata Ndërkombëtare, është caktuar zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në përgjigje të MPJD-së.

Pozitën e ushtruesit të detyrës të zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm e mbante Shkëlzen Morina, të cilit i ka skaduar afati ligjor.

Ata kanë thënë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka shkarkuar Shkelzen Morinën, por pas kalimit të afatit ligjor si zëvendës i Sekretarit të Përgjithshëm, është kthyer në pozitën e mëparshme, atë të Drejtorit të Divizionit për Diplomaci Ekonomike.