MPJ pezullon apostilimin dhe legalizimin e dokumenteve  

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) ka marrë vendim që të pezullojë përkohësisht apostilimin dhe legalizimin e dokumenteve, me përjashtim të rasteve emergjente, si pjesë e masave për parandalimin e coronavirusit.

“Ju bëjmë të ditur qytetarëve se, vlerësohen emergjente vetëm ato raste që kanë të bëjnë me shërim jashtë vendit (dëshmi mjekësore), tërminet e caktuara në ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës (dëshmi termini) dhe udhëtimet jashtë vendit drejtë shteteve me të cilat nuk janë pezulluar hyrje-daljet (dëshmi, bileta e aeroplanit dhe të tjera)”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim vlen nga data 16 mars 2020 deri më datën 27 mars 2020.

Ndonëse në Kosovë nuk ka asnjë rast të coronavirusit, Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masazh parandaluese duke pezulluar edhe procesin mësimor deri më 27 mars.