Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

MPJ pas ndalimit të ekipit kombëtar të boksit për hyrje në Serbi: Po punojmë me aleatët për largim të barrierave të jashtëligjshme

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me ndalimin e boksierëve kosovar për hyrje ne Serbi ku do merrnin pjesë në kampionatin botëror.

Përmes rrjetit Twitter, PMJ potencoi se janë duke punuar me aleatët që barriera të tilla të jashtëligjshme të largohen.

“Pasi ekipi ynë kombëtar i boksit u bllokua ilegalisht nga Serbia në kufirin Kosovë-Serbi, qeveria së bashku me aleatët po punojnë shumë për të hequr barrikadat e jashtëligjshme kundrejt konkurrencës së ndershme në kampionatin botëror”,  thuhet në komunikatë.

Boksierëve të Kosovës sot u është ndaluar hyrja në Serbi për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) përmes një reagimi këtë gjë e ka quajtur ‘skandal’ dhe  theksuan se kanë kontaktuar me drejtuesit e AIBA-s (Federata Botërore e Boksit), nga të cilët ka marrë premtimin se do të marrin masa të menjëhershme për t’iu mundësuar  boksierëve  hyrjen në Serbi dhe pjesëmarrjen me të drejta të barabarta.

Boksierëve të Kosovës iu ndalohet hyrja në Serbi për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror