MPB: Situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko.

Qytetarët që kanë aplikuar për dokumente në shtator dhe tetor dhe ato urgjente, sipas MPB-së janë pajisur, ndërsa të tjerët do të pajisen sipas renditjes.

“Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil,  do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës” – thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Kjo ministri falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë këtyre muajve.

Pasi që qytetarët e Kosovës u përballën për disa muaj me pritje të gjata për t`u pajisur me dokumente personale si patentë-shoferë, letërnjoftime e pasaporta, furnizimi me material për dokumente ka filluar në janar.