MPB rikujton se nga 1 shtatori s`ka më targa ilegale

Ministria e Punëve të Brendshme në orët e mbrëmjes ka rikujtuar se regjistrimi i tabelave me RKS do të fillojë nga gushti dhe do zgjasë deri më 30 shtator.

“Nga data 1 gusht 2022 deri më 30 shtator 2022, do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve”, njofton MPB.

“Brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në targa RKS”, thuhet në njoftimin e MPB-së të publikuar disa minuta më parë.

MPB ka konsideruar se regjistrimi i veturave me RKS për veturat që kanë tabela ilegale, është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim.

Grafite të shumta në rrugë e mure në veri të Mitrovicës në lidhje me targat