MPB pritet të paguaj nga 250 euro ekspertin e jashtëm, për çdo procedurë rekrutimi në shtet

Duke u thirrur në dispozitat e nenit 17 të Rregullores 16/2020, për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme [MBP], ka publikuar shpallje publike për ekspert të jashtëm [KP Specialist i biologjisë dhe botanikës] në fushën e përzgjedhjes e vlerësimit nga organizata të specializuara apo universitete të fushës.

Me një pagesë 250 euro për çdo procedurë të rekrutimit në të cilën angazhohet, eksperti i jashtëm pritet të ketë një mandat dy vjeçar.

Por cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e ekspertit të jashtëm?

Sipas shpalljes, eksperti i jashtëm do të jetë anëtar i komisionit për pranim dhe do t’i kryej detyrat siç parashihen me rregulloren e lartpërmendur.

Për më tepër, në paragrafin 2.3 të  nenit 17 të  Rregullores 16/2020, përmendet që komisioni për pranimit përbëhet edhe nga një ekspert i jashtëm në fushën e përzgjedhjes/vlerësimit të burimeve njerëzore nga organizata të specializuara apo universitetet e fushës.

Gjithashtu për shumën e pagesës për ekspertin e jashtëm për çdo procedurë të rekuritmi që angazhohet thuhet në nenin 20 të kësaj rregulloreje.

Për t`u rikthyer tek shpallja publike për specialist i biologjisë dhe botanikës, në kriteret për aplikim, ndër tjera përmenden të interesuarit të diplomuar në fushat Biologji, Botanikë, Prodhim bimor  dhe Agronomi, nuk duhet të kenë aktakuzë të konfirmuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, nuk duhet të jenë aktualisht të punësuar në sektorin publik, të mos jenë të larguar gjatë karrierës së tyre nga sektori publik si rrjedhojë e masave disiplinore.

Burimi: Ministria e Punëve te Brendshme [MPB]
Burimi: Ministria e Punëve te Brendshme [MPB]
Gjithashtu dikasteri i punëve të brendshme në Kosovë ka hapur shpallje edhe për ekspert të jashtëm në KP Specialist i kimisë dhe për ekspert të jashtëm në KP Specialist i fizikës.