MPB paralajmëron dënime në rast të daljes së qytetarëve për 1 maj

Aktivitete të ndryshme mbahen çdo vit në Kosovë për 1 maj. Qytetarët kosovarë mblidhen në mënyra të ndryshme dhe kalojnë këtë ditë jashtë ambientit të shtëpisë.

Por kësaj radhe personat të cilët thejnë masat e vendosur të Qeverisë së Kosovës do të dënohen.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

“E kuptojmë shumë mirë situatën lidhur më 1 majin, që në vendin tonë është edhe si traditë dalja masive e qytetarëve, megjithatë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, që edhe kësaj radhe të mos dilni dhe të zbatoni vendimet e Qeverisë, në të kundërtën do të dënoheni sipas dispozitave ligjore në fuqi”, ka njoftuar MPBAP.

Tutje ata kanë thënë edhe se vendimet për mbylljen e parqeve dhe të gjitha hapësirave publike si dhe ndakimi i grumbullimit të qytetarëve në masë janë ende në fuqi dhe duhet të respektohen.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që me rastin e 1 majit, të vazhdojnë të respektojnë vendimin për kufizim të lëvizjes të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19”, ka njoftuar MPBAP.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!