MPB: Mbi 6,300 targa të përkohshme janë lëshuar gjatë dy ditëve të fundit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 20-22 shtator janë dhënë 6 mijë e 375 targa të përkohshme.

Kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës më 20 shtator.

“Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Targat të përkohshme më së shumti janë lëshuar në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, 1 mijë 616, pasuar nga pika në Merdare me 1 mijë e 309.

Më poshtë gjeni detajet për targat plotësuese të lëshuara nëpër pika kufitare dhe qendrat e regjistrimit të automjeteve.