Një automjet me targa të Serbisë i ka mbuluar simbolet shtetërore me letra ngjitëse, 4 tetor, 2021. Foto: Bujar Terstena, REL

MPB lëshon 58 mijë stikera për targat e automjeteve nga Serbia

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se deri më tani në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 58 e 27 stikera për targa.

Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar kanë administruar këtë numër të stikerave për automjete pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat me Serbinë.

Numër më i madh i stikerave janë lëshuar në Pikën Kufitare në Jarinjë, gjithsej 19 mijë e 436. Ndërsa sa i përket Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve, deri më tani në Zveçan janë lëshuar më shumë stikera, 1 mijë e 9.

Më poshtë gjeni statistikat për numrin e stikerave të lëshuar në të gjitha Pikat Kufitare dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve: