Një automjet me targa të Serbisë i ka mbuluar simbolet shtetërore me letra ngjitëse, 4 tetor, 2021. Foto: Bujar Terstena, REL

MPB administron mbi 17 mijë stikera për targa të makinave

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi ka bërë të ditur se deri tani janë administruar 17,090 stikersa për targa të makinave.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 17.090 stikersa për targa”, thuhet në njoftim.

Në bazë të dhënave nga MPB, deri tani lëshim më i madh i këtyre stikerëve është bërë në Zveçan, 932, Zubin Potok, 669 dhe Graçanicë 652.

Në marrëveshjen e fundit në Bruksel u dakordua që Kosova dhe Serbia të mbulojnë simbolet shtetërore në tabela të makinave pas bllokadave lidhur me tabelat plotësuese si masë reciprociteti.

Më poshtë gjeni listën e plotë të lëshimit të stikerave nëpër komuna.