"Mozzik" poston fotografi me Presidentin në një takim pa maska

Presidenti Hashim Thaçi edhe njëherë është parë në publik duke mos i respektuar masat të cilat janë vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në rrjetin social Insagram, këngëtari kosovar, Gramos Aliu i njohur si Mozzik ka publikuar një fotografi ku shihet se ka takuar presidentin Thaçin, ku edhe i ka dhuruar albumin e tij të fundit e ajo që vihet re është se asnjëri prej tyre nuk ishin duke respektuar masat për mbajtjen e maskës.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe nga ana e Zyrës për Media të Presidentit në lidhje me arsyen e takimit dhe mos respektimin e mbajtjes së maskës dhe po pret përgjigje.

Kujtojmë se një turne i këngëtarit Mozzik javë më parë ishte ndaluar pasi që në vendet ku pretendonte ta shpërndante albumin e tij, nuk respektohej distanca dhe shkaktoheshin grumbullime të cilat janë ndaluar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Mozzik kishte fajësuar mediat për keqinformim për ndalimin e turneut të tij.

Pamje – Shpërndarja e albumit nga Mozzik, grumbulloi numër të madh njerëzish në Gjakovë