Ilustrim

Motra ushtroi dhunë ndaj vëllait, arrestohet

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 03:00.

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar e dyshuara për shkak se  kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vëllait të saj, i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.