Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Motra raporton vdekjen e vëllait - Policia po heton rastin në Ferizaj

Një grua ka raportuar, në Polici, se ka gjetur, më 2.12.2024, pa shenja jete vëllain e saj. 

Rasti raportohet të ketë ndodhur, në rrugën ‘Enver Topalli’, në Ferizaj. 

Policia, në raportin 24 orësh, njofton, se: ,,Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërkaq ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e  viktimës.” 

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori. 

Policia njofton se rasti po trajtohet, si: ‘hetim i vdekjes’.