Foto-ilustrim

Prishtinë: Motra burgoset për 30 ditë pasi rrahu vëllain

Masa e paraburgimit i është caktuar të pandehurës Sh. M. nga Prishtina, pasi e ka rrahur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj vëllait të saj.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurës Sh. M., për shkak se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri e pandehura SH.M. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikoj në të dëmtuarin – vëllain e saj, pasi që e njëjta në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarit.