Foto: MK Veteranët e UÇK-së.

Motoristët veteranë të UÇK-së pjesë e motomaratonës në Kroaci

Moto Klubi i Veteranëve të UÇK-së (MK Veteranët e UÇK-së) ka marrë pjesë në motomaratonën “Krajevima nasih predaka ’22” në Kroaci.

Kjo motomaratonë është mbajtur në kuadër të shënimeve për çlirimin e Kroacisë nga forcat serbe, operacionit “Oluja”, por edhe për të përkujtuar heronjtë kroat të luftës.

Motomaratona ka zgjatur nga 3 deri më 8 gusht 2022.

Kryetari i Moto Klubit të Veteranëve  të UÇK-së, Bajram Gashi ka thënë për KALLXO.com se motoristët e Klubit të Veteranëve të UÇK-së kanë marrë pjesë në këtë maratonë të motoristëve me ftesë të Moto Klubit të Veteranëve të Kroacisë.

“Sikurse vitin e kaluar edhe këtë viti ne kemi qenë të ftuar nga Moto Klubi i Veteranëve të Kroacisë për të shënuar ditën e çlirimit të Kroacisë, ne jemi vëllazëruar me ta dhe kemi një memorandum bashkëpunimi që çdo vit t`u bashkohemi atyre në shënimin e festës kombëtare kroate” – tha Gashi.

Ai tha se motoristët e UÇK-së morën pjesë edhe në disa aktivitete tjera që u mbajtën për këtë festë kroate, duke bërë homazhe tek përmendoret e dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kroacisë, por edhe në përurimin urës së re në Peljeshac, e cila tashmë e bashkon tërë territorin e shtetit të Kroacisë.

Çdo vit në ditët e para të gushtit, shoqata e veteranëve të Kroacisë organizon ture për të përkujtuar çlirimin vendit. Atyre u bashkohen edhe motoristët veteranë nga Kosova. Këtë vit, përpos MK Veteranët e UÇK, në këtë motomaratonë kanë marrë pjesë edhe motoristë nga Moto Klubi Veteranët e Zonës Operative të Nerodimes, Moto Klubit Kastriotët nga Ferizaj, Moto Klubit Dardanët dhe Moto Klubit ILIRËT nga Norvegjia.

Foto: MK Veteranët e UÇK-së.

 

Foto: MK Veteranët e UÇK-së.
Foto: MK Veteranët e UÇK-së.

 

Foto: MK Veteranët e UÇK-së.
Foto: MK Veteranët e UÇK-së

 

Foto: MK Veteranët e UÇK-së.
Foto: MK Veteranët e UÇK-së.
Foto: MK Veteranët e UÇK-së.