Ilustrim: NASER FEJZA

Moti të shtunën, diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën, më 22.03.2025, në Kosovë do të mabj mot  me diell dhe vranësira.

Temperaturat më të larta gjatë ditës do të jenë deri në 20 gradë celsius.

“Moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në   3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-6m/s” – thuhet në njfotim.

Sipas IHK-së, qytetet më të nxehta sot do të jenë Istogu dhe Gjakova.