Moti të premten e të shtunën me reshje shiu me stuhi dhe shkarkime rrufesh

Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me intervale të shkurta me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihet të sjellin reshje shiu me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga juglindja, perëndimi  dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e forte”, thuhet në njoftimin e IMK.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që në kohën kur fillojnë reshjet me stuhi të qëndrojnë brenda lokaleve, shtëpive dhe vendeve tjera të sigurta.

Qytetet për shkak të reshjeve të shpejta mund të kenë problem me vërshime, thuhet tutje në njoftim.