Moti të premten e të shtunën, i vranët dhe me reshje shiu

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët e vende-vende do të ketë reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s. Të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.