Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti të premten e të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten e të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas IHK-së, temperatura më e ulët do të jetë 8 gradë ndërsa ajo më e larta 27 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.