Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Moti të premten dhe të shtunën, ngriten temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të vazhdojë situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike.

Megjithatë, parashihet rritje e lehtë e temperaturave në dy vlerat ekstreme.

Sipas Institutit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.