Moti, Prishtinë Foto: Kallxo.com

Moti të premten dhe të shtunën - mëngjesi i ftohtë e temperatura maksimale 3 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së në dy ditët e ardhshme të kësaj jave do të mbajë mot relativisht i qetë, mëngjesi do të jetë i ftoftë, me ngrica dhe me mjegull.

Temperaturat minimale do të pësojnë ulje ndërsa ato maksimale do të mbesin konstante.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë dy ditëve në vazhdim do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.