Foto: KALLXO.com

Moti të premten dhe të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin për dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje. Në viset kodrinore-malore me lartësi mbidetare mbi 800 m reshjet do të jenë në formë dëbore.

Ndërsa të shtunën reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe mesatarisht i lartë, duke krijuar mundësi që në disa zona të shkaktojnë vështirësi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë dy ditëve në vazhdim do të fryjë erë kryesisht nga juglindja.