Ilustrim: NASER FEJZA
Moti të mërkurën në Kosovë
14.8.2024 - 08:12
Në Kosovë, sot, më 14.08.2024, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius.
Gjatës ditës, sipas IHK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 09.00 deri në 17:00 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.