Foto: KALLXO.com

Moti të mërkurën e të enjten, netët të freskëta, ditët të nxehta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të vazhdojë të mbajë moti i ngjashëm me ditët e fundit.

Në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.