Moti të mërkurën e të enjten, ndalen reshjet e shiut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius.

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat ishin përqendruar ditët e fundit mbi gadishullin Ballkanik, dalëngadalë po zhvendosen në drejtim të lindjes. Reshjet e shiut të cilat në sasi vende-vende ishin të intensitetit të lartë, do të ndërpriten për tu zëvendësuar me rreze dielli dhe me pak vranësira të cilat në pjesë të Dukagjinit mund të sjellin riga të izoluara të shiut. Edhe në fushat barike dhe ato termike priten rritje të ndjeshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 1-9 m/s”, njofton IHMK./21Media