Moti të mërkurën e të enjten - i vranët e me reshje shiu

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të mërkurën, sipas Institutit, parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.