Moti të mërkurën e të enjten (FOTO)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare./21Media