Moti të mërkurën dhe të enjten, me vranësira e me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s./21Media