Moti të mërkurën dhe të enjten, me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 deri në 20 gradë.

Sipas Institutit, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.