Ilustrim: NASER FEJZA
Moti të martën në Kosovë
13.8.2024 - 08:52
Në Kosovë, sot, më 13.08.2024, pritet të mbajë mot i ngjashëm më të hënën, ndonëse me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 -17 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të jenë ndërmjet 33-36 gradë Celsius.
Gjatë ditës parashihet të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.