
Moti, Prishtinë Foto: Kallxo.com
Moti të enjten e të premten, i vranët dhe vende-vende me riga shiu e bore
02.2.2022 - 20:43
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së në dy ditët e ardhshme të kësaj jave do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore.
Sipas IHK-së reshjet më të fokusuar parashihen në viset e larta.
Temperaturat minimale do të pësojnë ulje ndërsa ato maksimale do të mbesin konstante.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë dy ditëve në vazhdim do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.