Moti të enjten dhe të premten me shi e borë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se më 21.11.2024 temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri dhe 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 3 e 6 gradë celsius.
Moti kryesisht do jetë i vranët dhe me reshje të dendura të shiut dhe borës shiut. Reshjet parashihet që do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës.
Sipas IHKM-së, gjatë ditës së enjte do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.
Ndërsa, më 22.11.2024, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do lëvizin nga -5 deri në -2 gradë celsius ndërsa ato maksimale ndërmjet 4 e 7 gradë celsius.
Moti kryesisht parashihet të jetë i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm. Ndërsa në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare.
Sipas IHKM-së gjatë ditës së premte do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindjes.
Ndërkaq, vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica.