Moti sot, temperatura më e lartë 5 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se moti sot do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Sipas Institutit, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.