Moti sot, pasdite reshje shiu e shkarkime rrufesh

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në orët e pasditës, do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s./21Media