Moti sot pak më freskët se dje

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka parashikuar se moti sot në Kosovë do të jetë pak më freskët se dje, duke pësuar rënie të temperaturave për pak gradë Celsius.

Sipas njoftimit, sot do të ketë edhe vranësira të pjesshme që pritet ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit, e që nuk përjashtohen mundësitë që të ketë edhe riga shiu nëpër disa vende.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometereologjik të Kosovës.