ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, një ditë pas vërshimeve në disa pjesë të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në fillim të javës kishte njoftuar se mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë deri me datë 12 qershor të këtij viti.

Sipas njoftimit, sot do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit”- thuhet në njoftim.

Sipas IHMK, shkarkime rrufesh në shum zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundesitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

“Pra, siç po verehet nga ky parashikim, situata meteorologjike mbetet e pandryshuar me ditët e fundit të majit dhe fillimi të qershorit. Gjykuar në aspektin territorial, reshjet me sasi më të mëdha priten në perendim dhe veriperendim të Dukagjinit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtime i verilindjes dhe jugperendimit” – njoftoi Instituti në fillim të javës.

Të enjten pjesë të ndryshme të Kosovës pasdite janë përballur me mot me shi të dendur e vetëtima të mëdha.

Qytetarët kanë dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga vende të ndryshme.

Si duket, zona e Prishtinës ka qenë më e prekura nga vërshimet.

Rrugë të ndryshme në qytet por edhe ato që çojnë drejt qyteteve të tjera janë vërshuar, duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve këmbë dhe me automjete.