Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti sot, ngritje e lehtë e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njftuar se sot do të jetë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Sipas IHMK, vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor.

“Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.