Moti sot në Shqipëri, reshje shiu e bore

Në Shqipëri sot do të mbajë mot me vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të shiut dhe borës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore vijojnë reshjet e dëborës dhe duke nisur nga orët e pasdites ato bëhen me intensitet të lartë.

Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut reshjet e dëborës zbresin deri në nivel deti ndërsa në zonën e qendrës dhe veriut në nivele kodrinore 400-500 metër.