Moti sot në Shqipëri, këto do të jenë temperaturat

Në Shqipëri moti sot do të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të vijojë shkrirja graduale e dëborës prej temperaturave në rritje.

Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

“Temperaturat parashikohen në: zonat malore 1°C deri në 13°C ; zonat e ulëta 3°C deri në 19°C dhe zonat bregdetare 5°C deri në 20°C”, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë.