Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë ka paraparë për sot mot kryesisht të kthjellët, por në relievet kodrinore dhe malore nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare hera-herës deri të dendura.

Vija bregdetare do të ketë kryesisht mot të kthjellët dhe temperatura jo të larta, ideale për të kaluar një ditë pushimi.