Ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë parashikon që sot të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, këto më të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites.

Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Deti i forcës 1-2 ballë.