Ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, në mëngjes me diell e pasdite vranësira e riga shiu

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm.

Mëngjesi do të fillojë me diell, e në pjesën e dytë të ditës parashihen zhvillim i vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndër 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes.