ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, në mbrëmje reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Java tjetër parashihet me kushte tjera meteorologjike!