Ilustrim

Moti sot në Kosovë, temperaturat deri në 24 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të martën do të ketë mot të ngjashëm, vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Ndërsa nesër, sipas njoftimit, do të mbretërojë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.