
Moti sot në Kosovë, temperatura deri në 21 gradë Celsius
12.4.2020 - 08:16
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s, në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin, kryesisht në veri të Dukagjinit shpejtësia e erës do të arrijë mbi 13m/s”, thuhet në njoftim./21Media