Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti sot në Kosovë, në këto qytete do të jenë temperaturat më të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot moti në Kosovë do të jetë i nxehtë.

Sipas IHMK-së, kjo gjendje meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.

“Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale. Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të Institutit, temperaturat më të larta sot do të shënohen në Gjakovë dhe Prizren me 37 gradë Celsius.

Gjilani dhe Prishtina do të ketë temperaturën maksimale 36 gradë Celsius.

Ndërkaq, në Pejë Ferizaj, Podujevë dhe Mitrovicë temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.